Benet Beci u shpërlan trurin të rinjve, 18-vjeçarja: E kam të shkruar në ballë që jam me PS-në

Benet Beci u shpërlan trurin të rinjve,…

Është për të ardhur keq sesi mijëra të rinj të angazhuar me forumet e partive politike janë kthyer në militantët të flaktë, të cilët edhe pionerët e Enver Hoxhës do t’i kishin zili. Disa nga 18 e disa nga 20 vjeç, sapo kanë nisur jetën dhe votojnë për herë të parë, dalin me parrulla propagandistike si të kishin një jetë që merren me politikë.

Një spot i shëmtuar është postuar nga kandidati për Bashkinë e Shkodrës Benet Beci. Në një video, një vajzë që quhet Besarda, vetëm 18-vjeçe i nis lajkat për Benet Becin duke thënë se ajo është nga ata të rinjë të cilët e kanë të shkruar në ballë që janë me Partinë Socialiste.

Më tej ajo thotë se kandidati socialist është punëtor, me plane e projekte. Për Besardën, Benet Beci nuk shan njeri, por flet vetëm për punë. Në fund ajo zotohet se munsdësinë që kandidati socialist i dha për ta bërë pjesë të fushatës, do t’ja shlyejë sa më mirë.

Një fjalim dukshëm i përgatitur dhe aspak origjinal për një të ri i cili që kur ka lindur e deri më sot ka të njëjtat fytyra në politikë që i premtuan prindërve të tyre se do ta bëjnë Shqipërinë, kanë ende Ramën, Berishën dhe Metën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit