“Benet Beci urdhëron policinë të heqë tabelën me thënie profetike nga oborri i xhamisë”

“Benet Beci urdhëron policinë të heqë tabelën…

Një veprim i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Shkodrës, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë hequr tabelën me një thënie të Profetit Muhamed, e vendosur në oborrin e xhamisë “Ebu Beker”.

Ngjarja, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ka ndodhur rreth orës 21:00, kur disa efektivë policie, bashkë me Drejtorin e Policisë së Shkodrës, kanë hyrë në rrethimin e xhamisë dhe kanë hequr tabelën pa paraqitur ndonjë dokument zyrtar.

Dëshmitarët pohojnë se tabela ishte vendosur nga vetë Myftinia e Shkodrës dhe ndodhej brenda territorit të xhamisë, pra në pronë fetare, jo publike. Për më tepër, disa ditë më parë një tabelë tjetër e ngjashme ishte hequr nga policia bashkiake jashtë xhamisë me arsyetimin se “zinte hapësirë publike”.

Në tabelë ishte shkruar një thënie profetike:

“Kush grabit padrejtësisht qoftë edhe një pëllëmbë tokë, në Ditën e Kijametit, Allahu do t’ia varë në qafë shtatë shtresa toke.”

Burime pranë komunitetit fetar në Shkodër shprehen se veprimi i policisë lidhet me planin e ndërtimit të një pallati 35-katësh në truallin e xhamisë, ndërsa pretendojnë se urdhri për heqjen e tabelës është dhënë nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, diçka që deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Pamjet e siguruara nga redaksia e JOQ Albania tregojnë momentin kur policia përdor edhe një mjet prerës për të hequr tabelën nga vendi.

Ky veprim ka shkaktuar reagime dhe indinjatë, ku shumë qytetarë e kanë quajtur një akt të panevojshëm dhe provokues ndaj komunitetit mysliman, duke kërkuar sqarime nga autoritetet për arsyen e vërtetë të ndërhyrjes.

<iframe width=”315″ height=”576″ src=”https://www.youtube.com/embed/Kc0qG3YZFo4″ title=”“Benet Beci urdhëron policinë të heqë tabelën me thënie profetike nga oborri i xhamisë”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit