
Kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka votuar njëzëri për mbylljen e operacioneve të Al Jazeera në Izrael, sipas një deklarate të qeverisë.
Votimi i kabinetit të dielën erdhi pasi parlamenti i Izraelit miratoi një ligj që lejon mbylljen e përkohshme në Izrael të transmetuesve të huaj që konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare gjatë luftës disamujore në Gaza .
Ministri i Komunikimit i Izraelit urdhëroi sekuestrimin e pajisjeve të transmetimit të Al Jazeera “të përdorura për të ofruar përmbajtjen e kanalit”, duke përfshirë pajisjet e redaktimit dhe rrugëtimit, kamerat, mikrofonat, serverët dhe laptopët, si dhe pajisjet e transmetimit me valë dhe disa telefona celularë.
“Al Jazeera dëmtoi sigurinë e Izraelit, mori pjesë aktive në masakrën e 7 tetorit dhe nxiti kundër ushtarëve izraelitë,” ka postuar më herët Netanyahu në X.
Rrjeti e ka quajtur këtë një akuzë te rreme e të turpshme me ndikim politik dhe aspak profesionale.