Bënte kërcime “hot” në Tik-Tok, pushohet nga puna mësuesja

Bënte kërcime “hot” në Tik-Tok, pushohet nga…

Videot e një mësueseje duke kërcyer me nxënësit e saj në klasën e një shkolle në Brazil po bëhen viral dhe i kanë shkaktuar mjaftë pasoja asaj. Videot janë publikuar në TiK-Tok mësuesja Cibelly Ferreira, ajo shihet duke kërcyer me disa prej nxënësve të saj teksa të tjerët shijojnë shfaqjen.

Por, ajo ka thënë se një nga nxënësit e foti të kërcente dhe ajo thjesht por argëtonte pak klasën.

“Një nga nxënësit më ftoi të kërceja me të dhe kjo i pëlqeu klasës. Pas kësaj kohe, të njëjtën gjë kërkuan edhe nxënës të tjerë ndaj unë përfitova nga interesimi i tyre për të zbatuar këtë praktikë pasi pashë që në këtë mënyrë mund t’i afroj me mësimdhënien”, tha ajo për mediat braziliane.

Mirëpo, eprorët e saj nuk kanë të njëjtin mendim dhe siç raporton Neë York Post, e kanë pushuar nga puna pas publikimit të videove.

Në këtë vendim ndoshta ka luajtur rol “Fuel on the fire” dhe llogaria e Ferreiras në Instagram, në të cilën ajo pozon me veshje seksi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit