Benz-i humb kontrollin dhe “i’a fut” murit të avllisë

Benz-i humb kontrollin dhe “i’a fut” murit…

Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Lazarat, në Gjirokastër. Bëhet me dije se një mjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me murin rrethues të një avllie.

Mjeti tip “Benz” me drejtus shtetasin me iniciale K. A., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.  Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i cili ka marrë dëmtime në kokë.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit