"Benz-i" në Korçë shkrumbohet nga flakët

“Benz-i” në Korçë shkrumbohet nga flakët

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në bulevardin “Fan Noli” në qytetin e Korçës, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve që ndodheshin në zonë.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët bllokuan përkohësisht qarkullimin në segmentin ku ndodhi incidenti dhe ndërhynë për të vënë nën kontroll flakët. Pas disa minutash, zjarri u neutralizua plotësisht, por automjeti u shkrumbua pothuajse i gjithi.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit