Beogradi "në këmbë" për Kosovën, në protestë shfaqen simbolet e ushtrisë paramilitare ruse

Beogradi “në këmbë” për Kosovën, në protestë…

“Jo kapitullimit” dhe “Kosova është Serbi”, kanë qenë thirrjet kryesore të disa protestuesve serbë në Beograd. Mbrëmja e 17 marsit pati marrshime në rrugët e kryeqytetit serb, kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve me Kosovën. Madje në protestën e serbëve pati edhe provokime lufte, apo mbështetës të Rusisë.

Një grup personash të maskuar kishin të veshura rroba me simbole të ushtrisë paramilitare ruse, e njohur si Wagner. Në veshjet e tyre mbahej një mbishkrim ku thuhej: “Populli dhe kisha në mbrojtje të shtetit, kundër tradhtisë, kjo është zgjidhja e vetme”.

Serbia është i vetmi shtet në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Edhe pse serbët kërkojnë antarësimin në BE, mbeten mbështetës të Rusisë dhe qeverisë së Putin. Lufta e nisur ndaj Ukrainës ishte mesazhi më i qartë për botën dhe Europën, se si mund të shkojnë konfliktet e pashuara mes shteteve.

Mbështetja ndaj Rusisë është shfaqur edhe në protestën e 17 marsit, ku shumë protestuesë brohoritën “Serbia, Rusia, nuk na duhet blloku evropian” dhe “Serbia, Rusia”. Protestuesit po ashtu kanë kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të japë dorëheqje dhe të mbahen zgjedhje në të gjitha nivelet e pushtetit. Ky i fundit duket se është pajtuar që të uli tensionet dhe të nis normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit