"Beogradi urdhëron, Tirana arreston?!"

“Beogradi urdhëron, Tirana arreston?!”

Nga Kim Mehmeti

Basha mbledh nesër Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, pritet miratimi i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë

Lexova diku se policia e Shqipërisë paska ndaluar një veteran të UÇK-së, pas një fletë-arresti nga Interpoli i Serbisë?!

Ku ta dish, mbase kjo do të thotë se ka filluar të funksionoje ‘Mini Shengeni’ i Piktorit të ‘Rilindjes’.

Apo se ka nisur ‘bashkimi’ i shqiptarëve ashtu siç e para sheh ‘Ballkani pa kufij’, me kryeqendër Beogradin!

Sido qoftë, neve nuk na ndodh asgjë më shumë seç i ndodh popullit që ka burrështetas të cilët ‘vëllazërohen’ me ata, që natë e ditë punojnë kundër shqiptarisë, që natë e ditë punojnë për të gjetur shtete për të hequr njohjen e Kosovës, kur ke burrështetas të cilët nuk e kanë kuptuar se ‘Ballkani pa kufij’, me shqiptarët e ndarë me kufij në të, e faktorizon Serbinë!

Dhe siç janë katandis punët dhe nëse shkohet me këtë mendësi perverse politike, mua nuk do më habit fare, nëse një ditë, kryeministri i Shqipërisë, që ti përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë, që të forcojë vëllazërinë serbo-shqiptare, t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë heqjen e njohjes së Kosovës!”

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit