Beqaj i “bën gropën” vetes, zbulohen lidhjet e tij me biznesmenin për të pastruar paratë

Beqaj i “bën gropën” vetes, zbulohen lidhjet…

Ilir Beqaj po hetohet nga SPAK për koncensionin e sterilizimit dhe të Check-Up, ndërsa nga dosjet hetimore janë zbuluar edhe fijet se si ish ministri i Shëndetësisë ka fshehur pasurinë e tij përmes emrave të tjerë, një prej të cilëve është edhe Ermal Kurtulaj.


Beqaj është munduar tu hedhë hi syve shqiptarëve duke mohuar bashkëpunimin në biznes mes tyre, por që faktet deri tani flasin ndryshe, të provuara edhe nga SPAK.

Pak kohë më parë, Beqaj u paraqit në SPAK me një makinë tip “Wolkswagen”, duke i bërë edhe “gropën vetes”. Për parkimin e gabuar, Beqaj u gjobit dhe në dosjen e SPAK thuhet se mjeti që lëvizte ish ministri është në pronësi të Ermal Kurtulajt. “Rezulton se Ilir Beqaj përdor në mënyrë të vazhdueshme si brenda dhe jashtë vendit një automjet, i cili rezulton të jetë në pronësi të Ermal Kurtulaj, duke ngritur dyshime se ky automjet mund të jetë pasuri e fshehur e ish-ministrit”, thuhet në dosje.


Kjo makinë, që Beqaj e përdorte për të lëvizur brenda dhe jashtë vendit, i është ndryshuar edhe targa, për të fshehur gjurmët, por gjoba para SPAK “dogji” ish ministrit dhe ata që mbante nga pas për t’i pastruar paratë.


Nga kqyrja në sistemin E-Gjoba rezulton se ky mjet ka marrë 3 gjoba ku i pranishëm ka qenë Arben Dani. Gjoba e fundit është vendosur më datë 12 Dhjetor 2023, në momentin kur automjetin e ka patur në përdorim Ilir Beqaj, dhe ishte parkuar para SPAK”, thuhet në dosje.
Pikërisht ndjekja e makinës dhe e aktivitetit të shoferit personal të Beqaj, çuan hetuesit edhe te disa nga bizneset, kryesisht në fushën e gastronomisë, të cilët më pas rezultuan se kishin krijuar fatura fiktive për llogari të SASPAC.

Madje, doli zbuluar që edhe personi tjetër që ishte kthyer në një lavatriçe për paratë e Beqajt është edhe Ermal Mamaqi me restorantin “Me Nam”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit