Beqarët po vënë emoji dardhe në bio-n e Instagram-it

Beqarët po vënë emoji dardhe në bio-n…

Jeni beqarë dhe jeni të lodhur edhe nga aplikacionet ku mund të njihni njerëz dhe të siguroni takime? Epo thojini mjaft atyre sepse është koha për të vendosur një emoji dardhe në biografinë tuaj në Instagram. 

Beqarët në mbarë botën kanë filluar të vendosin një emoji dardhe në bio për të treguar statusin single. 

Gjithçka filloi kur një kompani e quajtur Pearº filloi “një nga eksperimentet më të mëdha sociale në mbarë botën”. Dardha synon që njerëzit të gjejnë partnerët e tyre në jetën reale. 

Por si po e bëjnë të mundur? Dardha është shenjë dalluese që e bën të thjeshtë identifikimin e njerëzve beqarë, duke lejuar njohjen me persona po beqarë. Ndërsa disa njerëz mund të mbajnë unaza, të tjerë kanë vendosur të vendosin një emoji dardhe në bio dhe të marrin pjesë në eksperimentin social.

Nëse 1.2 miliardë beqarë në mbarë botën mbanin një unazë të vogël jeshile në gishtin e tyre për të treguar se janë beqarë, ne nuk do të kishim nevojë për aplikacione takimesh. Lidhja është misioni. Dardha e bën të lehtë të dish se kush është beqar rreth teje dhe të hapur për të takuar njerëz të rinj”,thuhet në faqen e internetit të eksperimentit. Eksperimenti social po ndodh në SHBA, MB, Gjermani, Kanada dhe Australi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit