Beqiri, ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës përfiton 113 Milion Lekë për këpucë për Urgjencën

Beqiri, ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës përfiton 113 Milion…

113 Milion Lekë ka përfituar ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini në një tender me objekt “Blerje Këpucësh” nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për Urgjencën Kombëtare. Firma e tij Univers Promotions është shpallur fituese ndër dy firma të tjera që kanë marrë pjesë në garë të cilat janë skualifikuar. Ky tender është shënuar me flamur të kuq për “Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”. Operatorët e tjerë konkurrues kanë dorëzuar ankesat e tyre të cilat nuk janë konsideruar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Në këtë tender Gentian Sadiku kishte ofruar më shumë se 30 Milion Lekë pa TVSH, por gjithsesi fitues u shpall Nuredini.

Kjo kompani është krijuar që në vitin 2008, ku themelues ka qenë Nuredini me 35% të aksioneve, Flamur Salija dhe Klodian Haxhiu, dhe ka përfituar tendera edhe gjatë kohës kur Nuredini ka qenë në krye të Bashkisë së Rrogozhinës. Në rang lokal, kjo kompani ka përfituar 5 tendera në vlerë 50 Milionë Lekë pa TVSH. Në Sektorin e Shëndetësisë, ky është tenderi i parë që përfiton, ndërsa në atë të Ndërmarrjeve Publike ka përfituar 4 të tilla me vlerë 509 Milionë Lekë Pa Tvsh. Nuredini përpos bizneseve të tij dhe postit të të parit të bashkisë Rrogozhinë, siguroi edhe një vend në media pasi i bleu gazetën MAPO, Henri Çilit.

Rezulton se Skënder Brataj, shefi i Urgjencës Kombëtare ka shije të hollë për tenderat shumë-milionësh. JOQ ALBANIA e ka trajtuar këtë tender që në momentin e shpalljes së tij, pasi ishte paracaktuar që do të shënohej me FLAMUR TË KUQ dhe i është dhënë pikërisht operatorit ekonomik që nuk ka ofruar vlerën më të ulët.

Kështu, zotëria në fjalë ka planifikuar të harxhojë plot 143 milionë lekë të vjetra me TVSH nga taksat e shqiptarëve për të blerë këpucë. Nuk janë këpucë “fashion” të markavë të njohura, nëse për një moment menduat kështu. Jo të dashur, bëhet fjalë për këpucë sigurie që përdoren në urgjencat mjekësore. Rezulton se këto para do të shpenzohen për një përiudhe 2 vjeçare dhe se janë kërkuar plot 1,000 palë. Mirëpo nëse i referohemi informacionit të publikuar në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, rezulton se numri total i stafit të kësaj qendre përfshirë administratën është 86 persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit