“Bëra një dietë aq ekstreme sa trupi filloi të më hante zemrën”

“Bëra një dietë aq ekstreme sa trupi…

Brigid Delaney ka treguar në një rrëfim të gjatë për Daily Mail, dietën drastike që ishte duke mbajtur për të hequr kilogramët e tepërt. 

Ajo tregon se rregullat që ndoqi për dietën parashikonin detoksifikim ekstrem 101-ditor. Po ashtu nuk hëngri asnjë ushqim për dy javë dhe përgatitjet bimore që piu i dhanë vetëm 250 kalori në ditë.

Më pas, për 87 ditët e mbetura, ajo hante vetëm 50 g mish pule ose një vezë të zier ose gjysmë kastraveci.

Mirëpo pas këtij regjimi ekstrem, Brigid kishte ndjerë dhimbje të tmerrshme në gjoks. Pas konsultimit me një akademik të specializuar ajo mësoi se dhimbja në gjoks ka të ngjarë të ketë qenë trupi i saj duke ngrënë muskujt e zemrës për të përftuar energji. 

Kështu Brigid vendosi që të kthejë të gjithë peshën e humbur plus edhe disa kilogramë më shumë, në vetëm gjashtë muaj.

Doja që historia ime t’i bënte njerëzit të qeshin, por gjithashtu doja të lëshoja një paralajmërim serioz për mënyrën se si industria mund të shfrytëzojë njerëzit e pambrojtur që kërkojnë kura; gra të rraskapitura që kërkojnë pushim; dhe njerëz të vetmuar që kërkojnë komunitet.

Gjithashtu shpresoja që gratë të fillonin të pyesin pse ne ndjejmë nevojën për ta torturuar veten në këtë mënyrë. Pse, kur dikush thotë bashkohu me mua në një dietë tepër të ashpër ose le të shkojmë për një notim të egër potencialisht kërcënues për jetën në temperatura nën zero, ne nuk mendojmë për veten”, tha ndër të tjera në rrëfim Brigid, e cila historinë e saj ka vendosur ta sjellë si material në Netflix.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit