“Bëra operacion plastik nofullën, por tani djali nuk më njeh”

“Bëra operacion plastik nofullën, por tani djali…

Një grua, e cila iu nënshtrua një operacioni në nofull u bë e panjohur për fëmijët e saj. Meghan Potts u bullizua për paraqitjen e saj dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës duke fshehur buzëqeshjen dhe duke u ndjerë e parehatshme për të ngrënë para kujtdo, për shkak të kërcitjes së nofullës.

33-vjeçares iu ofruan tela kur ishte adoleshente, por kishte frikë se shoqëria nuk do ta afronte prandaj nuk i vuri. Por më vonë ajo dëgjoi këshillën e mjekut për të vënë tela dhe më pas iu nënshtrua një operacioni në nofull. 

Operacioni intensiv zgjati gati tetë orë ndërsa kirurgët prenë dhe shpuan gojën e saj, duke kryer të gjithë procedurën nga brenda për të shmangur shenjat e padëshiruara. Operacioni lëvizi nofullën e saj të sipërme dhe të poshtme duke sharrë në kockë, duke i ndarë dhëmbët nga kafka dhe duke vendosur pllaka poshtë syve të saj që lidhen me dhëmbët e saj.

Potts u zgjua nga operacioni pas gati tetë orësh duke bërtitur nga dhimbja.

Kam lindur katër foshnja, por kjo ishte më keq se çdo gjë tjetër. Sikur ta dija, me siguri do ta kisha të vështirë të vazhdoja me operacionin. Ishte e padurueshme”, tha ajo. 

Kirurgjia torturuese e la Potts aq të panjohur sa askush nuk mund ta identifikonte atë në shikim të parë. “Unë dukesha krejtësisht ndryshe menjëherë. Djali im erdhi në spital dhe nuk donte të më afrohej, sepse thoshte: ‘Ti dukesh krejtësisht ndryshe’.”

Për më tepër, edhe telefoni i saj nuk e njihte ndryshimin e fytyrës. “Kur u përpoqa të përdorja telefonin tim për të telefonuar mamin dhe babin për t’i bërë të ditur se isha zgjuar, telefoni nuk e njifte ‘face ID’ time” shtoi ajo.

Potts kaloi pesë ditë në spital duke u rikuperuar, por u desh gati një vit para se ënjtja rreth buzëve dhe gojës së saj të zbriste plotësisht. Edhe pse Potts ende po mësohet me pamjen e saj të re, ajo është e lumtur që operacioni i ka falur më shumë siguri te vetja. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit