Berat Buzhala publikon foton e Mihajloviçit me Arkanin dhe i çon një mesazh Ramës

Berat Buzhala publikon foton e Mihajloviçit me…

Pas mesazhit te publikuar sot të Edi Ramës me ish futbollistin dhe trajnerin Mihalioviç, gazetari Berat Buzhala ka botuar një foto të Sinishës me famkeqin Arkan.

Buzhala ka shkruar:

Edi Rames kur mu ka dhane mundesia i pata thane njehere edhe ner sy, ne fytyre, se problemi me i madh i yti kur perzihesh ne temen e Kosoves dhe Serbise eshte se ti nuk e njeh problemin, nuk i njeh njerezit, fole pa pase njohuri bazike per kete teme.

Nje foto e Sinisha Mihajlovicit me Arkanin famekeq. Sigurisht qe po e shihni ekzaltimin e Mihajlovicit me pergjegjesin e mijera vrasjeve ne ish Jugosllavi, perfshire edhe ato ne Kosove”.

Per Arkanin, Sinisa Mihajlovic ka deklaruar se: “Nuk e mohoj miqesin time me te, ai mbronte serbet, krimet i ka te tmerrshme por ajo ishte nje lufte civile”. Pikërishtë për këtë solidariteti i Ramës me ish futbollistin që luftonte kundër leuçemisë ka ngjallur shumë reagime.

Burimi: TPZ

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit