Berat| I moshuari po gatuante, shpërthen bombula e gazit

Berat| I moshuari po gatuante, shpërthen bombula…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në katin e pestë të një pallati. Bëhet me dije se banesa është shkrumbuar tërësisht. Fatmirësisht, 70-vjeçari Behar Gavelli u evakuua menjëherë.

I moshuari po gatuante në kohën kur ndodhi shpërthimi. Ishin fqinjët e 70-vjeçarit ato të cilët njoftuan forcat zjarrfikëse. Këto të fundit arritën të nxirrnin me shpejtësi nga banesa të moshuarin.

Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit