Berat, një i moshuar gjendet i vdekur në rrugë

Berat, një i moshuar gjendet i vdekur…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në Lapardha.

Policia njofton se viktima është shtetasi me iniciale K.XH. Në trup nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas policisë, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.11.2022, rreth orës 07:00, në fshatin Lapardha, në lagjen “Qoshkë”, në anë të rrugës, është gjetur i pajetë shtetasi K. Xh., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.

Nga të dhëna e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit