Berat | Plagosi rëndë dy persona, shoferi u përpoq të ikte nga vendngjarja

Berat | Plagosi rëndë dy persona, shoferi…

Në qytetin e Beratit është regjistruar një aksident i rëndë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa një automjet që drejtohej nga A.T., 32 vjeç, i cili ishte në gjendje të dehur ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi kur është përplasur me një makinë pranë shkollës 9-vjeçare “22 Tetori”. Ai ka ikur vendi i ngjarjes dhe pak metra më tutje është përplasur me tre automjete të tjera. Për pasojë janë plagosur rëndë dy persona.

Njoftimi

Berat/Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, tek shkolla “22 Tetori”, shtetasi A.D, 32 vjeç duke drejtuar automjetin tip “golf 5“, është përplasur me një mjet tjetër dhe është larguar nga vendi ngjarjes dhe në vendin e quajtur përballë “******”, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin I.K dhe me dy mjete të cilat ishin të parkuara.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi I.K dhe pasagjerja në mjet, të cilët po marin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A.D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit