Berberi bënte pushime luksoze në Turqi me lekët që u vidhte shqiptarëve

Berberi bënte pushime luksoze në Turqi me…

Evis Berberi i arrestuar mbrëmjen një natë më parë me urdhër të SPAK, gjatë kohës kur ka qenë në drejtim të Autoritetit Rruogr Shqiptar i ka dhënë kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj 6 tendera, nëpërmjet të cilëve ka përfituar personalisht.

Kompania ‘DAAM ShPK’ ka qenë në pronësi të Berberit i cili në vitin 2018 e shiti te Begaj, por sipas SPAK në të vërtetë e menaxhonte vetë. Kjo pasi nga hetimet ka rezultuar se kompania në fjalë i ka paguar një faturë me vlerë 5 000 euro për pushime me familjen në Turqi.

Kjo gjë është vërtetuar pas kontrollit që agjentët e BKH-së bënë në shtëpinë e Berberit, ku ndër të tjera gjetën një faturë të paguar nga llogaria bankare e shoqërisë “DAAM ShPK”, në një bankë të nivelit të dytë. Kjo faturë i është paguar një agjencie udhëtimi, për një paketë që Berberi e kishte marrë për një udhëtim 10 ditor nga Tirana në Antalia të Turqisë.

Berberi ka udhëtuar me lekët e tenderave që kompania e tij i ka pëqrfituar fiktivisht nga taksat e qytetarëve, duke bërë pushime me bashkëshorten dhe dy fëmijët nga data 12.08.2020 dhe janë kthyer në Tiranë më datë 22.08.2020.

Në paketën 5 000 euro të udhëtimit kishte të përfshirë akomodimin në hotelin “Regnum Carya Golf & Spa Resort” në Belek, Antalia, Turqi, me dhome “Luxury”, së bashku me ushqimin “Luxury all inclusive”.

Rreth një muaj më parë në 20 shkurt 2024, gjatë kontrollit që u ushtrua në banesën e Ervis Berberit u gjetën dhe sekuestruan 15, 675 euro, 3,075 paund dhe 1,436,000 lek të dyshuara të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Berberi u arrestua me urdhër të SPAK për akuzat e Korrupsionit pasiv dhe Pastrimit të Parave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit