Bëri aksident, teksa zbriste nga mjeti përplaset për vdekje nga një tjetër makinë

Bëri aksident, teksa zbriste nga mjeti përplaset…

Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Kosovë. Bëhet me dije se, një person ka humbur jetën në Gjakovë, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë. Sipas mediave kosovare, aksidenti tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35 në fshatin Rastavic – Deçan.

Për shkaqe ende të paqarta shoferi bëri aksident me makinën e tij, pasi përplasi një shtyllë. Në ata momente teksa po mundohej të dilte nga makina e shkatërruar tërësisht, përplaset nga një tjetër makinë, ku mori plag të rënda në kokë dhe trup.  I lënduari u dërguar menjëherë në spital ku dhe humbi jetën mëngjesin e sotëm.

Ju informojmë se me datë 24 shkurt 2023, rreth orës 22:35, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavic – Deçan. Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga. Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.

I plagosuri dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkake të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë. Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë”, njofton policia e Kosovës. Ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë aksident fatal. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit