Bëri foton ikonike të Tokës, vdes astronauti i NASA-s

Bëri foton ikonike të Tokës, vdes astronauti…

Astronauti amerikan i misionit Apollo 8, Bill Anders, i cili ka shkrepur një prej fotografive më të shpërndara të Tokës nga Hapësira, ka vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani, në moshën 90-vjeçare.

Zyrtarët kanë thënë se aeroplani i vogël është rrëzuar në detin jashtë Uashingtonit.

Djali i Andersit, Gregu, e ka konfirmuar gjetjen e trupit të babait të tij.

“Familja është e pikëlluar. Ai ka qenë pilot fantastik. Do të na mungojë”, është thënë në deklaratën e familjes.

Anders, pilot në misionin Apollo 8 për të arritur në Hënë, e ka shkrepur një fotografike ikonike të planetit Tokë, e cila njihet si një prej pamjeve më inspiruese të Tokës prej Hapësirës.

Anders më vonë e ka përshkruar fotografinë si kontributin e tij më të madh për programin hapësinor.

Pas kthimit, ai pati thënë: “Ne kemi bërë gjithë këtë rrugë për të eksploruar Hënën, dhe gjëja më e rëndësishme që kemi zbuluar ka qenë Toka”.

Anders ka shërbyer edhe si pilot rezervë në misionin Apollo 11, që ka rezultuar me uljen e parë të njeriut në Hënë, më 24 korrik 1969.

Pas pensionimit prej programit hapësinor, Anders ka punuar për kohë të gjatë në industrinë hapësinore.

Ai ka qenë edhe ambasador amerikan në Norvegji në vitet ’70.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit