Bëri homazhe në memorialin e "Adem Jasharit", vajza e politikanit serb ndalohet në kufi

Bëri homazhe në memorialin e “Adem Jasharit”,…

Vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviç, Klara, është ndaluar nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Merdar të shtunën, pak orë pasi bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i Partisë Republikane Serbe ka thënë se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi. Në një postim në rrjetin social “X”, Sanduloviq ka shkruar se vajza e tij po persekutohet nga regjimi dictatorial i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.

Më herët, edhe politikani serb u dhunua në mënyrë barbare nga agjencia e spiunazhit serb, për shkak se ai nderoi bustin e Adem Jasharit dhe kërkoi falje për gjenocidin në Kosovë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit