“Bëri kërdinë” duke përplasur 4 makina, arrestohet shoferi i dehur 37 vjeçar

“Bëri kërdinë” duke përplasur 4 makina, arrestohet…

Ervis Domazeti, 37 vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme drejtonte mjetin tip BMW dhe mori përpara 4 makina të parkuara, është arrestuar nga Policia e Beratit.

Ky shtetas ka qenë në gjendje të dehur dhe me shpejtësi kur ka shkaktuar aksidentin, dhe është larguar më pas nga vendngjarja. Sot, ai është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia.

Si pasojë e përplasjes së fortë, është dëmtuar pasagjeri që ishte në mjetin e 37 vjeçarit, shtetasin I. Th., 39 vjeç, i cili është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë.

Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi Ervis Domazeti ishte në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/litër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Pamje nga aksidenti:

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit