Bëri 'lëmsh' gjithë Jugun më 1997-ën/ Ish-kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi, kërkon lirim me kusht

Bëri ‘lëmsh’ gjithë Jugun më 1997-ën/ Ish-kreu…

Është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe për trazira kombëtare, por në Shqipëri është bërë modë që “tipat e fortë” dalin nga burgu.

Ish-kreu i bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, i njohur tashmë për publikun shqiptar si “Zani i Vlorës”, kërkon liri me kusht.

Ai e ka bërë këtë kërkesë me pretendimin se, ka dy femijë të vegjël dhe duhet të përkujdeset.

Zani Çaushi, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë, do të ketë shansin që më 17 korrik të paraqesë provat për lirinë me kusht.

Zani Çaushi ka deklaruar se, tashmë është rehabilituar, dhe nëse del nga burgu do të punojë pasi ka dhe fëmijë të mitur për të rritur.

Kërkesa për liri me kusht, i është dërguar Gjykatës së Korçës me pretekstin se tashmë, Zani, ka plotësuar vitet e caktuara në burg dhe mund të përfitojë lirinë me kusht.

Zani Çaushi ishte një nga emrat më të famshëm të bandave të Vlorës në vitin 1997, përgjegjës për shumë vrasje të kryera nga banda e tij, si dhe grabitjesh e vjedhjesh.

Më pas ai u arrestua dhe prej dënimit të atëhershëm ka qenë në burgje./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit