Berisha apo Basha, kush është ‘mbreti’ i rrjeteve sociale?

Berisha apo Basha, kush është ‘mbreti’ i…

Sali Berisha është në top listën e politikanëve shqiptarë më të ndjekur në rrjetet sociale, duke ia kaluar edhe kryeminstrit Edi Rama. Këtë e ka bërë të ditur Blerim Gjeladini i kompanisë Terra për analizimin e të dhënave online, I cili shprehet se Berisha është më i pëlqyeri. Gjeladini më tej deklaroi se Berisha ka më shumë mbështetje të grave dhe të rinjve, ndërsa Basha ka më shumë mbështetje të moshës 51 deri 60 vjeç.

Pjesë nga biseda: 

Blerim Gjeladini: Hera e parë në histori që Sali Berisha ishte në Top List e kaloi dhe kryeministrin Rama me pëlqime.

Fevziu: Prandaj ka filluar Rama lëviz? Se i ikën vëmendja. Tani do fillojë të zihet prapë në Facebook.

Blerim Gjeladini: Basha rezulton 36.2% ndërs Berisha 63.&% Berisha. Këta janë individë që kanë bërë reagime vetëm në PD. Nga matjet që kemi bërë kemi dhe të lëkundur. Si mbështetje gjinore, Berisha ka mbështetjen më të madhe nga femrat. Basha ka mbështetjen e madhe të moshës së madhe. 51 deri 60 vjecc e ka Basha. Të rinjtë i ka Sali Berisha. Berisha ka kryesisht beqarët, të rinjtë. Ndërsa Basha ka gratë, Korcca dhe Gjirokatsra. Në Tiranë, 65 për Berishën, 35.93 për Bashën. Lezha 72, 27 Basha. Kukësi bën diferencën e madhe, 77.2%, përfshin dhe Tropojën. Edhe Dibra është e lartë. Mbështetjen më të ulët Berisha e ka në Gjirokastër, në Elbasan, në Vlorë, Korccë, e ka të ulët.

Gjeladini publikoi skandalin, ku theksoi se ka kapur një anomali pasi një politikani i janë arritur 54 mijë ndjekës brenda një dite që supozohet se janë blerë jashtë.

Specialisti i komunikimit në rrjetet sociale Blerim Gjeladini:

Lulzim Basha ka blerë 54 mijë ndjekës në Facebook brenda një dite, një anomali në lidhje me politikënët shqiptarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit