Berisha batuta me kamarierin e lokalit tek PD-ja: Mos u shërbe mercenarëve të Bashës, vetëm demokratëve

Berisha batuta me kamarierin e lokalit tek…

Pas deklaratës për shtyp jashtë godinës së selisë blu, ish-kryeministri Sali Berisha  i shoqëruar nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD dhe drejtoresha e Komunikimit Floriana Garo zgjodhi të ulej në kafenë përballë godinës.

Ish-kreu i qeverisë Berisha, i është drejtuar kamarierit të lokalit me batutë, të mos u shërbejë mercenarëve të Bashës, por vetëm demokratëve. “I thuaj pronarit mos u shërbe mercenarëve të Bashës, ky lokal i shërben vetëm demokratëve”, është shprehur Berisha.

Përmendim që një ditë më parë në të njëjtin vend u ul kryetari demokrat Lulzim Basha i cili konsumoi një kafe me gazetarët. Vetëm pak metra larg tij mbështetësit e Berishës trokitën në dyert e godinës së partisë dhe u larguan më pas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit