Berisha bën deklaratën “bombë” për portin e Durrësit, flet për afera të përbashkëta

Berisha bën deklaratën “bombë” për portin e…

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë deklarata të forta ditën e sotme, që nga Foltorja e Durrësit. Pas paralajmërimit që i bëri kryeministrit Edi Rama këtë herë ka folur për afera të përbashkëta në portin e Durrësit.

Berisha u shpreh se qyteti bregdetar ka qenë në historinë tonë spiranca perëndimore e kombit shqiptar. Dhe, sipas liderit historik të PD, i tillë do të vijojë të mbetet.

Berisha solli në vëmendje se si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do duhet të konsultohet për çdo port apo aeroport që ndërton pasi janë objekte strategjike.

Ai tha se Edi Rama dhe “pengu i tij”  i kanë aferat e përbashkëta tek sipërmarrësi që ka fituar projektin e Portit.

“Ndonëse do të kenë dhimbje të madhe, si Rama dhe pengu i tij, i kanë aferat e përbashkëta te ky sipërmarrësi, porti do të mbetet port i perëndimit.  Ne nuk duhet të luajmë kurrë me identitetin tonë.”

Kurse, duke komentuar “Ballkanin e Hapur”, Berisha theksoi se Bashkimi Evropian ka vendosur Procesin e Berlinit që “ruan vokacionin perëndimor dhe i jep fund hegjemonisë serbe në rajon.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit