Berisha-demokratëve: Ndihmuam Edi Ramën në zgjedhje

Berisha-demokratëve: Ndihmuam Edi Ramën në zgjedhje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka realizuar në Memaliaj një takim me simpatizantët e Pd-së. Berisha u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në primaret ku do të zgjidhen kandidatët në zgjedhjet vendore.

Ish-kryeministri u shpreh se i ka zhgënjyer tre herë votuesit dhe sipas tij, kanë arsye për të mos ju besuar.

Më tej, kreu i demokratëve tha se PD doli jashtë pushtetit falë gabimeve të pafalshme të tyre.

Berisha shtoi se PD ka ndihmuar kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet lokale.

Ne i zhgënjyem votuesit tanë, ne i zhgënjyem tre herë. Nëse ata nuk e shohin ndryshimin rrënjësor, ata kanë arsye për të mos na besuar sërish. Ne do bëjmë gjithçka që të pushtojmë mendjet dhe zemrat e atyre që akoma nuk kanë besim tek ne.Do bëjmë gjithëçka që aspiratat e tyre t’i shndërrojmë në motivin tonë kryesor. PD doli tërësisht jashtë pushtetit falë disa gabimeve të pafalshme, duke ndihmuar Edi Ramën pasi duhej të regjistrohej në zgjedhjet lokale në datën që caktoi presidenti. Ne kemi probleme të tjera shumë të mëdha“, tha Berisha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit