Berisha flet për Bashën: Vendimin e mori për të shpëtuar veten

Berisha flet për Bashën: Vendimin e mori…

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi të martën në lidhje me vendimin e kreut të PD Lulzim Basha për ta larguar nga grupi parlamentar.

Ai ka hedhur akuza ndaj Bashës, duke thënë se e mori vendimin për të shpëtuar veten. Ndër të tjera, i dha mesazh demokratëve se askush nuk mund të shkelmojë mbi ta.

“Nuk mund të shkelmojë njeri mbi ju. E more vendimin për të shpëtuar veten tënde. Do thërrasim referendumin, do flisni ju. Se çka bërë zotëria, në fushatë elektorale vazhdonte, ndoshta dhe këtu do hapin referendumet. Thashë ky qenka me modelin zviceran, kur shoh ka heq referendumin nga statute i PD. Atëherë marrim kuvendin, të vendosë referendumin dhe ne të flasim. Jemi në krizë të thellë dhe do e kapërcejmë të gjithë së bashku”, tha Berisha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit