Berisha ftesë Alibeajt: Përse mos të bashkohemi

Berisha ftesë Alibeajt: Përse mos të bashkohemi

Kryetari Partisë Demokratike gjatë një dalje për mediat ka folur rreth zgjedhjeve vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Ai është shprehur se kanë nisur negociatat me Alibeajn për të dalë me një kandidat të lërbashkët.

Berisha tha se nuk ka asnjë arsye pse të mos ketë një bashkim.

Më tej, kreu i PD-së shtoi se u ka kërkuar partive aleate të bëjnë listat e kandidatëve të votojnë anëtarët dhe simpatizantët e tyre.

Berisha tha se të gjithë mund të bashkohen në këtë proçes, përveç njërit që sipas tij kuptohet kush është.

Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Ne e mirëpresim një takim. Nuk jemi të vonuar. Ne duhet të shpejtojmë në garë. Nuk është kjo një garë që e drejton lidershipi i PD-së.Është një garë që e përcaktojnë primaret.

Formë më demokratike më civile sesa forma e një gare të hapur nuk mund të ofrojë kush. Në këto primare do të votojnë edhe simpatizantët. U kërkova partitve aleate, bëni listat, të votojnë anëtarët dhe simpatizantët tuaj.Po ecën drejt mirëkuptimit. Nëse nuk bashkohen?

Po ecën drejt mirëkuptimit. Nëse nuk bashkohen? Nuk shoh arsye se përse ata të mos bashkohen në proces. Të gjithë mund të marrin pjesë veç njërit. E merrni me mend. Është vetëm, është i izoluar. Të trajtojë problemin serioz.”, tha Berisha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit