Berisha fton Bashën të verifikojë 4200 firmat: Mos ki frikë

Berisha fton Bashën të verifikojë 4200 firmat:…

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Saranda u shpreh se Lulzim Basha, si anëtar i PD-së, ka të drejtë të shohë 4200 firmat e delegatëve, por nuk ka asnjë tagër mbi to.

“Lulzim shko e shikoji në zyrën e Kreut të Këshillit Kombëtar, por ta dish se ke zero, zero, zero tagër mbi to”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri tha se askush nuk do të përjashtohet nga Partia Demokratike, mund të vijnë në Kuvend edhe këta që sot kanë frikë nga 4200 firmat, por edhe nvse nuk vijnë sërisht ata janë pjesë e jona.

“Nuk përjashtojmë asnjë ne, ky do të jetë Kuvendi i rimëkëmbjes së PD, do të jetë Kuvendi që do të miratojë ndryshimet statutore dhe ne do të demokratizohemi si kurrë më parë. Ata që na vendosin emra se jemi anti-europianë apo anti-amerikanë, duhet ta dinë mirë se kjo Flotore është më pro amerikania dhe më pro europiania në vlerat që mbart”, tha Berisha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit