Berisha hedh pas krahëve humbjen në Poloni: Ndaj Hungarisë luajmë vetëm për fitore!

Berisha hedh pas krahëve humbjen në Poloni:…

Përkrah trajnerit Edi Reja në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Hungarisë, e vlefshme për për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, ishte edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili analizoi këtë takim të rëndësishëm për kuqezinjtë:

Humbja ndaj Polonisë – Jemi të gjithë të vetëdijshëm për lojën që kemi bërë me Poloninë, kemi bërë gjëra të mira por disa duhet të eliminohet si pësimi i golave. Gjërat e mira duhet ti marrim me vete dhe duhet të mësohemi, duke parë rezultatin negativ duhet të eliminojmë këto gabime.

Polonia – Është një ndeshje e rëndësishme me të dy palët, mendoj që ne kemi rast me Hungarinë që nëse fitojmë do të vazhdojmë ëndrrën tonë. Kjo është vendimtare për Poloninë, neve si Kombëtare dhe për Hungarinë.

Atmosfera – Atmosfera është se pas ndeshjes ishim të vetëdijshëm për të gjitha që kemi bërë. Kjo ndeshje do të thotë shumë, jemi të motivuar.  Kemi vetëbesim. Unë mendoj që Kombëtarja jonë ka bërë një hap të rëndësishëm që në vitin e kaluar. Lojërat e Kombëtares tani janë bërë shumë të mira. Duhen eleminuar gabimet e evitueshme. Hungaria është e fortë dhe ka bërë shumë mirë në Europian. Do jetë një takim i veçantë. Gjithmonë duhet të shikosh nga e ardhmja. Respekt për Hungarinë por do futemi për fitore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit