Berisha: Hetoni Bashën, mbrohet me vrasës dhe trafikantë droge

Berisha: Hetoni Bashën, mbrohet me vrasës dhe…

Pasi u përjashtua përfundimisht nga Partia Demokratike, Sali Berisha vijon të sulmoi atë të cilin e detyroi që në moshën 78-vjeçare të thërrasi sërish protesta, Lulzim Bashën. Këtë herë ish-kryeministri është ndalur në akuza personale ndaj kreut të PD, duke iu kërkuar ndërkombëtarëve ta hetojnë.

I bindur se Lulzim Basha është i përfshirë në pastrim parash dhe dhe ka mbrojtje nga mafia. Akuza që më herë Berisha nuk i kishte përmendur më parë, gjatë kohës që kërkonte largimin e tij nga dretimi i partisë.

“Unë nuk përkulem kurrë para gënjeshtrës dhe mashtrimit. Unë e dija që Lul Kimiku ishte peng, kisha kohë që e kisha marrë vesh. U bëj thirrje agjencive ndërkombëtare të hetojnë Bashën për larje parash të pista sepse do të gjejnë një pus të zi, ky njeri që mbrohet me vrasës dhe trafikantë droge. Unë ja kisha thënë mos prish hetimet për Toyota Yaris.

Donald Lu më erdhi në zyrë dhe më tha se ky (Basha) ishte i zhytur ishte një skemë larje parash e turpshme. Edi Rama ja mbylli skandalin e Toyota Yaris, Basha u pyet vetëm një herë por në Belgjikë vazhdon hetimi dhe unë kam besim të plotë. Basha do të gozhdohet edhe për krimet që ka kryer për larjen e parave”,tha Berisha në Abc News.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit