Berisha hyn me zor në selinë e PD-së, shkelma derës, Noka përplaset me mediat

Berisha hyn me zor në selinë e…

Zhvillime të tensionuara në selinë e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha ka hyrë me force brenda ambienteve. Ditën e sotme, grupi i udhëhequr nga Sali Berisha u drejtua për në selinë blu me anëtarët e komisionit të rithemelimit si dhe mbështetësit.

Ish-kryeministri u ngjit në katin e dytë të godinës. Dyert e sallave ishin të mbyllura, por një nga mbështetësit e tij hapi derën me forcë duke e goditur me shkelm. Ish-kryeministri dhe anëtarët e komisionit u futën brenda dhe nxorën median jashtë.

Deputeti Flamur Noka  dëgjohej të thoshte “Dilni përjashta. Dilni. Vazhdoni”. Në korridoret e PD-së u krijua rrëmujë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit