Sali Berisha i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese. Është raportuar se në datën 20 nëntor, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatën kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së detyrimit me paraqitje, që, referuar vendimit të Apelit datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.
Për rrjedhim, Berisha kërkon që kjo masë të shpallet si antikushtetuese dhe, menjëherë pas dorëzimit të kërkesës, është hedhur shorti në Kushtetuese dhe është caktuar si relatore Fjona Papajorgji. Sakaq, në Kushtetuese ka edhe një kërkesë të mëparshme të ish-kryeministrit nën akuzë nga SPAK për korrupsion.
Padia për shpalljen antikushtetuese të caktimit të arrestit shtëpiak, shfuqizuar më vonë, do të shqyrtohet në datën 17 dhjetor, ora dhjetë. Njëkohësisht, gjykata kushtetuese ka nxjerrë datën edhe për kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndëri i ish-kryeministrit Berisha ku siç është njoftuar, do të mbahet më 15 janar 2026. Malltezi rikthehet në Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimeve te shkalleve më të ulta të cilat lidhen me masën e sigurisë ndaj Malltezit, ndaj të cilit u ngritën akuza nga SPAK, ku dhe është aktualisht nën gjykim.