Berisha i nxjerr sondazhin Spiropalit: Opozita ecën e sigurt drejt fitores!

Berisha i nxjerr sondazhin Spiropalit: Opozita ecën…

Ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha i ka treguar Elisa Spiropalit një sondazh. Në tabelë opozita dilte fituese në zgjedhje.

Ai i është kthyer asaj duke i thënë se opozita vjen e sigurt drejt fitores. Ndërkohë që iu kthye edhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manjës duke i thënë se ishte i përkohshëm.

“Asnjë fjalë nuk u tha për faktet konkrete që paraqita vjedhjet e abuzimet e tmerrshme që bëhen me fondet e qeverisë. Për herë të parë zonja tha një të vërtetë tha që do të vish. Po do të vijmë, opozita ecën e sigurt drejt fitores. Po, po Ulsi, je i përkohshëm fare, do të ikësh para se të kujtohesh”, iu drejtua Berisha ministrave të PS me tablet në dorë.

Berisha gjatë ditës së sotme i ka bërë thirrje Alibeajt për bashkim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit