Berisha i sulet Ramës: Po preke Ahmetajn, do e paguash me familjen tënde

Berisha i sulet Ramës: Po preke Ahmetajn,…

Pas Ilir Metës, edhe Sali Berisha është merakosur për jetën, sigurinë dhe lirinë e Arben Ahmetajt. Nga ballkoni i shtëpisë, ku ndodhet në arrest shtëpie për korrupsion, Berisha ka kërkcënuar kryeministrin Edi Rama duke i dal në mbrojtje Ben Tigrit. Ai ka marrë në mbrojtje ish zv-kryeministrin, i cili ndodhet në kërkim ndërkombëtar për aferën e Inceneratorëve. Të enjten e 1 shkurtit, Ahmetaj doli të rrëfehet në televizionin e familjes së Sali Berishës, duke u shitur si njeriu i pafajshëm i këtij vendi, të cilit po i kërkohet burgosja si “kokë turku”.

Tani unë këtu në emër tuaj, i deklaroj Edi Ramës se një qime floku po e prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh me familjen tënde. Ja bëj këtë sepse Arben Ahmetaj, të denoncojë. E bëre me Ervis Martinin, por se bën dot kurrë për Arben Ahmetaj. Mos përdor kriminel mor hajdut, përdor vrasës, mor frikacak, sepse nuk do të mund të ndalosh veprime të tjera pastaj”, tha Berisha.

Arben Ahmetaj dyshohet se pasi nuk mori llokmën e premtuar nga Rama, shiti informacionet te Like floriri dhe Berisha. Like floriri përdori gruan për të denoncuar aferën e Inceneratorëve, ndërsa Berisha ia dha informacionet çirakut që kërkonte të merrte Bashkinë e Tiranës. Përplasja politike mes Veliajt-Ramës-Metës dhe Berishës, pati si shkëndijë pikërisht Ahmetajn. E në këtë pikë socialistët e kërcënojnë të qepë gojën, teksa drejtuesit de facto të opozitës i kanë dalë në mbrojtje për të qenë ai cicëroni i korrupsionit të menaxhimit të mbetjeve.

Miliona euro nga taksat e qytetarëve u zhdukën, më saktë u gllabëruan nga politikanët të cilët përdorën biznesmenët e taborrit të tyre për t’i rjepur shqiptarët. Arben Ahmetaj nuk është gjynafqar, Berisha e Meta nuk janë helmeta e tij mbrojtëse, e Rama e Veliaj nuk janë porositësit e një eleminimi fizik të Ahmetajt. E gjitha është tenelovela e radhës që u serviret shqiptarëve për të besuar se opozita po lufton mazhorancën, e mazhoranca por lufton korrupsion qoftë edhe brenda vetes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit