Berisha: I thashë Bashës nuk bëhesh dot lider

Berisha: I thashë Bashës nuk bëhesh dot…

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon “Foltoren” e radhës në qytetin e Vlorës, ku është pritur nga qindra qytetarë, ndërkohë që në mbështetje të tij janë edhe deputeti Bujar Leskaj dhe kryetari i PD në Vlorë Genc Deromemaj.

Në fjalën e tij Berisha ka treguar se në zyrë i ka thënë Lulzim Bashës pas humbjes së zgjehdjeve në vitin 2017 se nuk bëhet dot lider, teksa shtoi se Basha gaboi në eleminimin e bahskëpunëtorëve.

“Sot jemi mbledhur këtu të betuar për ta çuar deri në fund këtë betejë, për të ngritur PD-në në zenitin që ajo meriton. Ne vijmë sot pas 8 vitesh të qeverisjes më të keqe që vendi ka njohur nga koha e diktaturës. Vijmë sot, kur Edi Rama me qeverisjen e tij ka kaluar, tejkaluar çdo rekord të zi në rajon dhe Europë, e ka shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës. Sot shqiptarët pakësohen çdo javë e çdo muaj, njëlloj sikur të qeveriste Vaso Çubrilloviçi me platformën e tij, i cili në 8 vite trysnoi dhe burgosi për çështje civile dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë.

Por ne si opozitë kaluam në 8 vite nga disfata në disfatë, nga dështimi në dështim. Por pse kjo? Jo sepse ju nuk qëndruat, por sepse drejtimi i PD-së për fatkeqësinë e saj u mbajt nga një njeri i cili pas 8 vitesh, nuk arriti dot të marrë as votat e vitit 2013. Në vitin 2021 ne jemi 12% më pak në vota se në vitin 2013. Sali Berisha e ka thënë në çdo “Foltore”, ka përgjegjësinë e tij të padiskutueshme. Në vitin 2017 i kërkova Bashës të japë dorëheqjen. Por unë nuk ndërmorra atë që ju prisnit, dialogun me ju për largimin e tij. Unë i kisha thënë atij, “ti je lider i thyer me aktet që ke kryer në zgjedhjet e 2017-ës, ti nuk bëhesh dot lider. Unë do bëj gjithçka, por je i thyer. Sepse nuk u dilet në pritë bashkëpunëtorëve dhe i eleminon një nga një sepse s’të pëlqenjë”. Lideri po nuk u krijua në mendjet dhe zemrat tuaja, nuk bëhesh kurrë lider”, tha Berisha ndër të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit