Berisha jep alarmin/ Rendi në duart e krimit, jeta e qytetarëve në rrezik

Berisha jep alarmin/ Rendi në duart e…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda kriminale që tronditën vendin, mbrëmjen e djeshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha jep alarmin për rendin dhe sigurinë në vend, ndërsa thekson se jeta e qytetarëve është në rrezik.

“Rendi ne duart e krimit!

Naten qe kaloi u ekzekutuan dy vellezer e Kruje, kurse ne Vlore tritoli i radhes u hodh ne ere nje lokal.

Shpreh ngushellime familjes per humbjen e dy djemve te saj, denoj me ashpersine me te madhe krimin si dhe hedhjen ne ere te lokalit ne Vlore si deshmi tjeter e radhes se ne Shqiperi rendi, siguria, jeta e qytetareve jane ne dore te bandave dhe krimit te lidhur direkt me narkokreun e narkoshtetit dhe narkoqeveritaret e tjere. sb”-shkruan Berisha në postimin e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit