Berisha krahason 21 janarin me sulmin në Kapitol, ku u vranë 5 persona: Edhe në SHBA synohej pushteti!

Berisha krahason 21 janarin me sulmin në…

Në dhjetë vjetorin e vrasjeve në bulevard, kryeministri Sali Berisha, ka qenë i ftuar në Syri Tv, ku ka treguar versionin e tij të ngjarjeve në 21 janar.

Berisha tha se në 21 janar synimi ishte marrja e dhunshme e pushtetit. Ai e krahasoi 21 Janarin, me ngjarjen që ndodhi pak ditë më parë në SHBA, ku u sulmua Kapitoli dhe u vranë pesë persona nga autoritetet.

I pyetur se ku ngjason 21 Janari me sulmin në Kapitol, Berisha tha se aktet në SHBA synonin po ashtu pushtetin.

“Kam ndjerë keqardhje kur kam parë ngjarjet në Kapitol Hill. Ai ishte një akt i shëmtuar që absolutisht synonte pushtetin. Kjo sepse në atë moment në Kapitol Hill po certifikoheshin elektorët në prani të zëvendëspresidentit Mike Pence. Si levë e fundit u përdor sulmi ndaj Kongresit dhe kongresmenëve. Një akt me përmasa të jashtëzakonshme. Por këto janë fakte të pamohueshme,” tha Berisha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit