Berisha “leksion” studentëve: Lini mësimin dhe mbushni rrugët

Berisha “leksion” studentëve: Lini mësimin dhe mbushni…

Pasi Argita Malltezi u kërkoi qytetarëve dalin e të mbrojnë me protesta “kështjellën e tyre”, pra Sali Berishën, tashmë është radha e këtij të fundit për të bërë një tjetër thirrje nga nga dritarja e shtëpisë, të cilën e ka kthyer në foltoren më të re. Sali Berisha, u kërkoi studentëve që të braktisin auditoret dhe të mbushin rrugët dhe sheshet kundër qeverisë së Edi Ramës. Atë të cilën Berisha nuk e bëri dot në 10 vite opozitë, duke dal në sheshe e mbajtur kuvende, kërkon ta bëjë me një të rënë të lapsit nga dritarja e shtëpisë.

Studente dhe studentë, koha u thërret sot më shumë se kurrë, të ngriheni, të lini auditoret, të mbushni rruget dhe sheshet sepse universitetet tuaja po nuk u ngritët ju sot, pas 10 vitesh nuk do kenë më studentë”, tha Berisha.

Një thirrje e tillë e ish-kryeministrit vjen në një kohë kur ai ndodhet i “kyçur” në banesë me vendim të GJKKO-së, pas akuzave që rëndojnë mbi të për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Berisha ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për ndikim në sistemin e drejtësisë. Por hallet personale të Berishës, sipas këtij të fundit, duhet të jenë edhe hallet e qytetarëve shqiptarë. Sikur mos mjaftojnë taksat e larta, papunësia dhe shpopullimi, por tashmë qytetarët duhet të qajnë edhe hallin e pushtetarëve, që kanë mbi 30 vjet që vetëm luftojnë për karriget e tyre.

Berisha dhe deputetët që mbështesin atë, kërkojnë që qytetarët dhe studentët të braktisin çdo gjë për të mbrojtur ata. Vëmendja ndaj shqetësimeve të shqiptarëve është harruar dhe askush nuk flet për të në Parlament. Duket se halli më i madh i politikanëve është t’i shpëtojnë burgut për vjedhjet që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve, duke qenë bashkë, qeveri-opozitë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit