Berisha: Mediat e huaja janë të kapura nga njerëzit e Ramës

Berisha: Mediat e huaja janë të kapura…

Ish-kryeministri Sali Berisha këmbëngul se protesta e thirrur prej tij ishte paqësore. Megjithëse mediat ndërkombëtare e cilësuan protestën si të dhunshme, ish-kryeministri tha se këto agjenci mediatike informohen nga njerëz të Edi Ramës.

Gazetari: Protestë të dhunshme e cilësuan Ambasada Gjermane, Amerikane, Reuters Washington Post….

Sali Berisha: Washington Post dhe Reuters u referohen gazetarëve të tyre të lidhur fund e krye me Edi Ramën. Është kushëriri i Edi Ramës për Reuters, jam i sigurtë.

Problemi që ka kjo agjenci, pavarësisht nga Koleka. Ne do e informojmë Reuters, dhe AS Press. Do t’i shkruajmë dhe do t’i çojmë të gjithë dokumentat. Do t’i shkruajmë dhe Washington Post.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit