Berisha: Njihuni me Ministrin e Brendshëm të Kosovës dhe narko-ministrin e Shqipërisë!

Berisha: Njihuni me Ministrin e Brendshëm të…

Mediat kanë zbuluar dje një “ballafaqim” skandaloz mes ministrit të Brendshëm të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, ndërkohë që vendi është përfshirë nga një katastrofë zjarresh.

Ministri i Ramës, Blendi Çuçi, është kapur duke “u shëllyer” në plazh së bashku me gruan dhe familjen, kurse në të njëjtën ditë homologu i tij në Kosovë, Xhelal Zveçla, në krye të një trupe zjarrfikësish dhe forcave të FSK, u shfaq në vatrat e zjarrit në Kukës.

Ky paralelizëm skandaloz ka ngjallur një furtunë revolte në rrjet dhe reagime të shumta, nga figurat publike. Edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar në faqen e tij në FB këtë papërgjegjshmëri kriminale të “narkoministrit të Ramës”, siç e cilëson ai Blendi Çuçin. 

“I Kosovës duke luftuar me flakët në hyrje të Kalimashit, kurse ministri i familjes Çuçi bronzohet e relaksohet sikur të ishte ministër në një vend të Oqeanisë!

Mirënjohje ministrit dhe forcave të armatosura të Kosovës! Neveri dhe turp për narkoministrin e familjes që pushon për katër palë qejfe në ditët kur zjarret kanë pushtuar në të gjitha anët vendin!”, shkruan ish-kryeminstri Berisha.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit