Berisha “pagëzon” Bashën: Meriton të quhet Lulzim Boshi

Berisha “pagëzon” Bashën: Meriton të quhet Lulzim…

Gjatë ditës së sotme në Ditën e Rinisë, Sali Berisha ka përkujtuar këtë ditë, teksa ka zhvilluar homazhe në Qytet Studenti. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se lëvizja e Dhjetorit të viti 1990, ishte lëvizja e idealeve më të pastërta njerëzore të studentëve shqiptarë. Por në fjalën e tij, Berisha nuk la pa përmendur edhe Bashën dhe humbjet e tij, teksa e pagëzoi atë me një mbiemër të ri duke iu referuar si Lulzim Boshi.

Berisha:

Në këto 8 vite, demokratët derdhën sakrifica. Por ata kaluan nga një humbje në humbje tjetër, jo për shkak të tyre, por për shkak të një njeriu që pas 8 vitesh meriton të quhet, as pak e as më shumë se Lulzim Boshi dhe pengkryetari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit