Berisha paralajmëron Ramën: Mos luaj me fatet e pluralizmit, do të të presë fati i paraardhësve të tu

Berisha paralajmëron Ramën: Mos luaj me fatet…

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama ditën e sotme, duke i thënë “mos luaj me fatet e pluralizmit, do të të presë fati i paraardhësve të tu”.

Ky është takimi i katërt që mban deputeti Berisha pas lëvizjes që ka nisur pas vendimit që kreu i PD-së, Lulzim Basha mori për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

“Të bëhemi ne shtojcë e Edi Ramës, e njeriut me rekorde më të zeza, i cili me mendësi atërore, mori përsipër duke marrë peng kryetarin, t’i fusë thikë pluralizmit në Shqipëri. Shqiptarët për pluralizmin kanë bërë sakrificë të jashtëzakonshme. Mijëra jetë të humbura, mijëra të tjerë në kampet e përqendrimit. Atëherë se çfarë je ti?! Shkuar Makbethit se merr peng një dhe kujton se do marrësh peng pluralizmi. Paralajmëroj Edi Ramën: mos luaj me fatet e pluralizmit, se do të presë fati i paraardhësve të tu. Rregullat janë rregulla. Kape peng një njeri dhe kujton se do të shkelmosh mbi 620 mijë shqiptarë që votuan kundër teje, pa llogaritur dhjetra mijëra të tjerë që iu rrëmbeve votën. Ku të çon mushka?! Në greminë po shkon. Ne jemi gati. Para se të merremi me pengun, do merremi dhe me padronin e tij. Përgjegjësia do të jetë më e madhe për të, se ndaj kujtdo tjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit