Berisha paraprin: Do kemi beteja më të fuqishme se ajo e 8 Janarit

Berisha paraprin: Do kemi beteja më të…

Sali Berisha ka qenë sot në Lezhë, teksa ka kujtuar 31 vjetorin e themelimit të PD në këtë qytet. Duke folur për situatën politike në vend, Berisha gjatë fjalës së tij, paralajmëroi protesta më të fuqishme se ajo e 8 janarit, teksa tha se revolucioni s’ka të ndalur.

Sali Berisha:

Ndaj iu them demokratëve as mos mendoni kurrë se unë devijoj qoftë edhe një milimetër nga ajo që ju mendoni dhe kërkoni me të drejtë ju. Ju kërkoni shtëpinë tuaj dhe shtëpia do jetë e juaja. Ne jemi në këtë datë, por kjo datë duhet të na frymëzojë të gjithëve. Dua të ngrihemi sipas përcaktimeve statutore që të kompletojmë procesin e plotë të ri-formatimit të PD, për të qenë të gatshëm për beteja më të fuqishme se ajo e 8 janarit. Revolucioni ynë s’ka të ndalur. Agjenda jonë është liria dhe vetëm liria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit