Berisha pritet ta shkarkojë, Basha: Në Kuvendin e 18 Dhjetorit zgjedhim të ardhmen

Berisha pritet ta shkarkojë, Basha: Në Kuvendin…

Nesër pritet të mbahet Kuvendi Kombëtar i Lulzim Bashës. Na ndajnë vetëm pak orë nga momenti ku pritet të mbahet ky Kuvend i PD i thirrur nga Basha, teksa Lulzim Basha, është tejet i entuziazmuar. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, ai ka publikuar Kuvendin e mbajtur në vitin 2020, teksa shkruan se “Nesër zgjedhim të ardhmen”. Por nesër veç Kuvendit të Bashës, Sali Berisha ka vendosur të mbajë referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës. Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD-së, pritet të sfidojnë Bashën në datën 18 Dhjetor. Kujtojmë se orari i votimit për shkarkimin e Bashës, do të jetë nga 08:00 deri në orën 17:00, ndërsa surprizë mbetet numri i demokratëve që do të mbledh Basha. Kujtojmë se në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, ishin të pranishëm më shumë se 4700 delegatë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit