Berisha: Rama gënjeu se do rriste pensionet dhe rrogat

Berisha: Rama gënjeu se do rriste pensionet…

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka nritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka publikuar një video ku akuzon Ramën se ka varfëruar popullin dhe ku shpaloset programi i Republikës së Re të Lulzim Bashës.

Ish-lideri i demokratëve pretendon se Rama ka rritur borxhin dhe i ka vjedhur para shqiptarëve. Sipas tij, Rama nuk i rriti pensionet dhe rrogat, por i uli ato.

“Edvin Hajduti mori nga qytetarët 2,1 miliardë euro taksa më shumë se para vitit 2013, mori borxh 2,5 miliardë euro dhe i vodhi dhe i shpërdoroi. Mbyllni sytë e mendoni për një moment dhe do të gjeni se rrogat dhe pensionet nuk u rritën por u ulën me 20% për shkak të inflacionit./Gazetaatdheu.com/

https://streamable.com/ikri3e

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit