Berisha rikthehet “fuqishëm” në parlament, sulmon dyshen Basha-Rama: Të hetohen për larje parash

Berisha rikthehet “fuqishëm” në parlament, sulmon dyshen…

Sali Berisha ka shkuar sot në Kuvend pas shumë muajsh mungesë. Ai është rikthyer fuqishëm në parlament, ndërsa ka sulmuar kryeministrin Rama dhe kreun aktual të Partisë Demokratike Lulëzim Bashën, duke thënë se të dy figurat e rëndësishme politike duhet të hetohen për larje parash dhe për inceneratorët.

Sali Berisha:

Mendoj se në trajtimin e këtij problemi sot Parlamenti duhet të ndalet në dy krerët e meduzës, të larjes së parave, kreun e meduzës, Edvin Kristaq Rama, i akuzuar zyrtarisht për bashkëpunimin dhe sigurinë e Evropës, për larjen e 200 milionë eurove në zonat ofshorë, të cilën s’e përgënjeshtroi kurrë, por jo më pak Lul Brava, i cili u hetua nga Prokuroria e Tiranës për larje parash dhe ju mbyll hetimi. Nëse ne duhet të bëhemi seriozë në luftën këtij krimi të shëmtuar që ushqen të gjitha krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizmin, duhet t’i vendosim në hetim të plotë si kreun e meduzës, ashtu dhe pengun e tij, Lul Brava, të cilit ja mbylli çështjen në Apel dhe nuk e dërgoi në Gjykatë të Lartë me urdhër të veçantë. Larja e parave të pista është mekanizmi kryesor i investimeve të parave të vjedhura nga qeveritarë me bashkëpunëtorët e tyre. Në mënyrë absolute, shtëpitë e atyre u shkatërruan në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, por kleptokracia në pushtet nuk ka ligje, nuk ka moral, nuk shpirt, nuk ka zemër, ka vetëm para dhe vjedhje parash. Gjykoj që këto ligje të ridimensionohen. Duhet një komision hetimor i domosdoshëm për të hetuar kreun e meduzës dhe Lul Bravën për këtë vepër penale. Ka dhe të tjerë që po hetojnë, por më e mira është ta bëjë Parlamenti këtë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit