Berisha sfidon Bashën: Të hënën do kthehem në Parlament!

Berisha sfidon Bashën: Të hënën do kthehem…

Sali Berisha ka një kohë të gjatë që mungon në Parlament, teksa sot ka bërë të ditur se kur pritet të kthehet në Kuvend. Sipas Berishës, ai do të kthehet në parlament ditën e  hënë, ndërsa pritet të jetë një zë i fuqishëm.

Sali Berisha:

Të hënën do shkoj në parlament. Unë kam edhe një axhendë pak si më të veçantë. Unë nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëniet me parlamentin. Do bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin një zë të së vërtetës në atë parlament, që sot për sot përqendrimin e të inkriminuarve e ka më të lartë se çdo institucion peniticiar. Vendimet e Lul kimikut janë inekzistente. Ne i kemi shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Ai është kryetari i Ramës. Nuk është çështje selie apo zyre, është çshtje jetike e pluralizmit politik në Shqipëri. Nga e hëna e tutje në parlament do te jetë një zë i fuqishëm. Ne i kemi të gjithë vendet në parlament. Ne nuk lëvizim nga pozicionet tona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit