Berisha shqetësohet për shëndetin e delegatëve që do mblidhen nesër: Përgatitni veshjet më të trasha

Berisha shqetësohet për shëndetin e delegatëve që…

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi këtë të premte një konferencë. Në mesazhin drejtuar delegatëve një ditë para mbajtjes së Kuvendit të thirrur, ish-kreu i qeverisë Berisha paralajmëroi delegatët që të marrin masa, pasi moti sikurse e kemi parë është i pafavorshëm.

Ai u kërkoi delegatëve që të vishen trashë, megjithëse në stadiumin “Air Albania” ku dhe do të mbahet takimi, nuk bie shiu.

“Që do udhëheqë revolucionin demokratik paqësor të shqiptarëve. Moti është një faktor që nuk varet nga ne me gjithë zjarrin dhe entuziazmin që keni nga brenda. Sugjerimi më miqësor është të përgatitur me veshjet më të trasha për të mos ndjerë të ftohtin. Natyrisht shiu nuk bie në zonën ku jemi ne si delegatë por klima është kjo që ju e shihni vetë”, tha ish-kryeministri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit